Aktakuzë për pastrim parash në Pejë
Sh.Çoçaj|RTKlive
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për veprën penale të pastrimit të parave, pas dyshimeve për transaksione financiare të maskuara si shitje prone.
Sipas aktakuzës, i pandehuri A.V., më 26 shtator 2019 në Pejë, ka deponuar 50 mijë euro në bankë duke i paraqitur si të ardhura nga shitja e një shtëpie dhe më pas ka marrë kredi bankare në vlerë prej 20 mijë eurosh. Të gjitha mjetet financiare, në total 70 mijë euro, janë transferuar në dy llogari bankare të personave A.Ll., me të cilët janë lidhur kontrata përkatëse.
Prokuroria thekson se, pavarësisht kontratave të lidhura, i pandehuri nuk ka pranuar asnjë të hyrë reale nga shitja e shtëpisë, çka ngre dyshime se veprimet janë kryer me qëllim të fshehjes ose maskimit të burimit të pasurisë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallën fajtor dhe të dënoj sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.























