Trazirat e marsit 2004, Fetoshi: Serbia po manipulon me termin `pogrom`
BKT
Kosovë

Trazirat e marsit 2004, Fetoshi: Serbia po manipulon me termin `pogrom`

Naser Mekolli /RTKlive

Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, ka vlerësuar se etiketimi i ngjarjeve të 17-18 marsit 2004 si “pogrom” ndaj serbëve është pjesë e një strategjie të qëllimshme propagandistike nga Serbia. Sipas tij, kjo narrativë synon të shtrembërojë realitetin dhe të shmangë përgjegjësinë për zhvillimet historike në Kosovë.

Fetoshi në një postim në Facebook, thotë, se trazirat nisën pas një tragjedie ku humbën jetën tre fëmijë shqiptarë në lumin Ibër, ndërsa reagimi qytetar u manipulua dhe u orientua në mënyrë të qëllimshme. “Orientimi i revoltës së 17 dhe 18 marsit duket një skenar i paramenduar”, ka shkruar ai.

Fetoshi shton se përmes kësaj narrative Serbia vazhdon të ndërtojë një kornizë “viktimizimi”, duke e përdorur termin “pogrom” si mjet propagandistik. “Ajo e përdor këtë term, jo për ta ndriçuar të vërtetën, por për ta mbuluar atë”, thotë pos tjerash Fetoshi.

 


MË SHUME NGA Kosovë