15:27 / 22.03.2026
Vullnetarët pastrojnë brigjet e liqenit të Badocit
Kimete Kasumi| RTKlive
Në Ditën Botërore të Ujit vullnetarët kanë pastruar Liqenin e Badocit dhe brigjet e tij.
Kompania Rajonale e Ujëjsellësit “Prishtina” ka falënderuar vullnetarët për angazhimin e tyre dhe kujdesin për mjedisin.
“Sot u pastrua liqeni i Badocit dhe brigjet e tij. Falënderojmë secilin vullnetar që mori pjesë, përmes angazhimit tuaj u tregua edhe një herë se kujdesi për mjedisin është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në postimin e kësaj kompanie.























