Prishtina pranon donacion prej 10,000 kg agjent shuarës zjarri nga Turqia
BKT
Kosovë

Prishtina pranon donacion prej 10,000 kg agjent shuarës zjarri nga Turqia

Kimete Kasumi/ RTKlive

Kryeqyteti ka pranuar një donacion prej 10,000 kilogramësh agjent shuarës zjarri TRIDENT F15, i cili vjen nga Turqia përmes kompanisë ADAFARMA LLC.

Kjo është bërë me dije nga Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku theksohet se ky donacion do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të punës për zjarrfikësit e kryeqytetit.

"Tash edhe një mbështetje më e mirë për zjarrfikësit e Kryeqytetit. Kryeqyteti ka pranuar donacion prej 10,000 kg agjent shuarës zjarri TRIDENT F15 nga Turqia, përmes ADAFARMA LLC, për zjarrfikësit tanë. Faleminderit për kontributin drejtorit Ali Hocaoglu dhe ADAFARMA LLC, vazhdojmë të forcojmë kushtet për heronjtë që janë gjithmonë në shërbim të qytetit", thuhet në postimin e komunës.


MË SHUME NGA Kosovë