Asgjësohen gjedhet e infektuara, hkak bartja e infektimit te njerëzit|Video
BKT
Kosovë

Asgjësohen gjedhet e infektuara, hkak bartja e infektimit te njerëzit|Video

Zenel Hajrizi /RTK

Gjedhet e infektuara nga tuberkulozi dhe bruceloza në dy fshatra të rajonit të Gjilanit, janë asgjësuar sot me vendim të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës. Ky vendim u mor për shkak të frikës së bartjes së infektimit edhe te njerëzit.

Në dy fshatra të rajonit të Vitisë janë asgjësuar 27 krerë gjedhë të infektuara me tuberkulozë dhe brucelozë. Ky vendim i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës u mor me qëllim të ruajtjes nga infektimi brenda tufës por edhe mundësisë së bartjes së infektimit te njerëzit.

Lamir Thaçi, nga AUV tha se “në momentin e parë që janë pjekë kushtet kemi siguru një kontratë atëherë sot ka nisë asgjësimi i krerëve që ne ti largojmë këto kafshë për të penguar në radhë të parë përhapjen e sëmundjes te kafshët tjera pastaj edhe për të ruajtur shëndetin publik”.

Edhe fermerët të cilëve u janë infektuar gjedhet, thanë se deri sot kanë qenë në panik për shkak të frikës së përhapjes së kësaj sëmundjeje.

 “Me datë 27 të muajit të kaluar shkurt prej asaj dite ka ardhe rezultati pozitiv për me u asgjësue me u bllokue e mos m e u lëshue lopët jashtë i kemi mbajtë ne i kemi dhenë zor m e ruajt shëndetin familjar të fshatit gjithmonë jemi kanë në panikë deri këtu. Na mendojmë se do të na i kompenzojnë të arrijmë të ngritemi në këmbë të arrijmë diçka me këto e tash ta shohim se çka do të bëhet”, theksoi Izet Ferizi, fermer.

 Zyrtarët komunalë premtuan mbështetje për fermerët të cilëve u janë asgjësuar gjedhet

“Sidoqoftë shpresoj që sa më shpejt të kompensohen ato kafshë të asgjësuara në mënyrë që edhe herën tjetër që bashkëbiseduam ata kanë dëme të konsiderueshme në fermat e tyre dhe prap po e them një lajm i mirë në fatkeqësinë e tyre që ka ndodhë, tha Naim Piraj, drejtor për bujqësi në Viti,

Sëmundja e tuberkulozit dhe brucelozës te gjedhet në rajonin e Vitisë, u zbulua para disa ditësh nga vetë fermerët të cilët edhe kërkuan ndihmën e institucioneve lokale dhe qendrore.


MË SHUME NGA Kosovë