Gashi dhe Mora flasin për sigurinë dhe bashkëpunimin në Dubravë
BKT
Foto: SHKK
Kosovë

Gashi dhe Mora flasin për sigurinë dhe bashkëpunimin në Dubravë

Valbona Thaçi / RTKLive

Drejtori i Qendrës Korrektuese të Dubravës, Sami Gashi, ka pritur në takim Komandantin e Rajonit Perëndimor të KFOR-it, Federico Mora.

Gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm, me theks të veçantë në fushën e sigurisë dhe korrektimit. Drejtori Gashi e ka njoftuar Kolonelin Mora edhe për gjendjen e sigurisë brenda kësaj qendre, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Në përfundim të takimit, Drejtori Gashi e ka falënderuar Kolonelin Mora për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa ky i fundit ka shprehur gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.


MË SHUME NGA Kosovë