Ligjëratë për dhunën në familje në Gjimnazin `Gjon Buzuku` në Prizren
BKT
Kosovë

Ligjëratë për dhunën në familje në Gjimnazin `Gjon Buzuku` në Prizren

Valbona Thaçi / RTKLive

Në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren është mbajtur një ligjëratë vetëdijësuese me temë “Dhuna në Familje”.

Aktiviteti është organizuar nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave nga Prokuroria e Shtetit, me qëllim informimin e nxënësve mbi format e dhunës në familje, pasojat e saj, si dhe mënyrat e raportimit dhe mbrojtjes së viktimave.

Në ligjëratë morën pjesë përfaqësues të kësaj zyre, Burhan Maxhuni, Fanol Plakiqi, Mema Mjeku dhe Llucija Shahini, të cilët ndanë informacione për rolin e institucionit dhe mbështetjen që ofrohet për viktimat.

Përfaqësuesit u pritën nga drejtoresha e shkollës, Gylaj Shipkovica, dhe zëvendësdrejtori Sabit Hoxha, të cilët vlerësuan bashkëpunimin dhe kontributin në vetëdijesimin e nxënësve.


MË SHUME NGA Kosovë