22:34 / 01.04.2026
Bllokohet nga bora rruga Pejë-Kullë-Rozhajë
Gentiana Kelmendi/RTKlive
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të borës, rruga Pejë–PKK Kullë–Rozhajë është bërë e pakalueshme për kamionë.
Sipas njoftimit, automjetet e udhëtarëve mund të qarkullojnë, por vetëm me pajisje dimërore të domosdoshme.
“Ju njoftojmë se rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas nga reshjet e borës është e pa kalueshme për kamionë ndërsa për automjete të udhëtareve të domosdoshme janë paisjet dimërore”, thuhet në njoftim.























