12:27 / 07.04.2026
Istogu vendos tabela paralajmëruese për mbrojtjen e mjedisit
Valbona Thaçi / RTKLive
Komuna e Istogut ka vendosur tabela paralajmëruese në disa zona të qytetit, me qëllim rritjen e vetëdijes dhe përkujdesjes ndaj mjedisit.
Nga Drejtoria e Inspeksionit është bërë thirrje që qytetarët të respektojnë rregullat dhe të mos hedhin mbeturina jashtë hapësirave të caktuara, pasi shkeljet ndëshkohen me gjobë sipas ligjit në fuqi.
Komuna ka bërë të ditur se do të vazhdojë me masa konkrete për mbrojtjen e ambientit dhe për promovimin e ndërgjegjësimit publik.























