07:43 / 15.04.2026
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Naser Mekolli /RTKlive
Mbi vendin tonë të mërkurë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 deri në 19 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.























