FSK-ja shpërthen një mjet në Malishevë
BKT
Kosovë

FSK-ja shpërthen një mjet në Malishevë

Emine Hoti/RTKlive

Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur dje në fshatin Drenoc të Malishevës.

Rasti ka ndodhur më 14 prill 2026 rreth orës 09:30, kur një qytetar, derisa ishte duke punuar në një mur të vjetër, ka hasur në mjetin e dyshuar dhe e ka raportuar menjëherë tek autoritetet.

Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dalë dhe e kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar. 

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një muri të vjetër, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt”, thuhet në raportin policor.


MË SHUME NGA Kosovë