Policia në Mitrovicën e Jugut nis fushatë për sigurinë e biçiklistëve
BKT
Kosovë

Policia në Mitrovicën e Jugut nis fushatë për sigurinë e biçiklistëve

Shqipe Gashi|RTKlive

Nën moton “Mbroje jetën tënde dhe të tjerët”, kjo iniciativë synon të rrisë vetëdijesimin e qytetarëve për rreziqet gjatë ngasjes së biçikletës dhe rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut.

Policia në Mitrovicën e Jugut ka nisur një fushatë sensibilizuese për sigurinë e biçiklistëve në trafik, në kuadër të planit operativ “Sezoni veror 2026”.

Zyrtarët policorë gjatë kësaj jave po zhvillojnë takime informuese me qytetarë dhe po shpërndajnë broshura këshilluese për biçiklistët, me qëllim rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.


MË SHUME NGA Kosovë