Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
BKT
Kosovë

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Naser Mekolli /RTKlive

Mbi vendin tonë të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësira më të dendura parashihen në relievin malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13 deri në 16 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.


MË SHUME NGA Kosovë