Inspektorati i Punës intensifikon kontrollin në ndërtimtari
Emine Hoti/RTKlive
Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në përputhje me mandatin ligjor, ka realizuar një aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Ky raport 48-orësh paraqet rezultatet e ditës së tetë të inspektimeve, me fokus të veçantë në sektorin e ndërtimtarisë, ku të gjitha inspektimet (100%) janë realizuar në këtë sektor.
Nga raporti rezulton se gjatë 48 orëve janë kryer gjithsej 31 inspektime, 44 riinspektime, 13 ndalime punimesh, 12 lejime punimesh, 10 vërejtje, 12 subjekte pa vërejtje, 28 eliminime të parregullsive.
Të gjitha subjektet që kanë rezultuar me ndalim të punimeve do të procesohen automatikisht në gjykata për kundërvajtje, ndërsa riinspektimet do të kryhen sipas afateve të përcaktuara nga inspektorët për eliminimin e parregullsive.























