Tryezë për njohjen e të nxënit paraprak në Kosovë
BKT
Kosovë

Tryezë për njohjen e të nxënit paraprak në Kosovë

Shqipe Gashi|RTKlive

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar një tryezë të rrumbullakët në kuadër të projektit APEL-WB, në bashkëpunim me Universiteti i Prishtinës dhe RIT Kosovo, me mbështetjen e programit Erasmus+.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, politikëbërës dhe akterë të tjerë relevantë, duke diskutuar për njohjen e të nxënit paraprak në Kosovë. Fokusi i diskutimeve ishte tek sfidat institucionale dhe ligjore, si dhe mundësitë për avancimin e mekanizmave që mundësojnë vlerësimin dhe certifikimin e përvojës së fituar jashtë sistemit formal të arsimit.

Sipas organizatorëve, aktiviteti përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi më fleksibil dhe gjithëpërfshirës të të nxënit gjatë gjithë jetës, në përputhje me standardet evropiane. Ministria falënderoi pjesëmarrësit për kontributin e tyre në këtë proces zhvillimor.


MË SHUME NGA Kosovë