Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në disa zona të Prishtinës
BKT
Kosovë

Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në disa zona të Prishtinës

Shqipe Gashi|RTKlive

Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve, që pritet të ndodhë rreth orës 18:00.

Për shkak të një defekti të paraqitur në rrjetin e ujësjellësit, konkretisht në lidhjen e gypit në rrugën “Ulëza”, e cila është realizuar para disa ditësh nga kontraktori i Komunës së Prishtinës, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.

Zonat që do të preken nga kjo ndërprerje janë:

Hajvalia (pjesërisht), Veterniku, Lagjja Nic, Lagjja Qershia, Lagjja Qëndresa, Lagjja Priam, Miradia e Epërme.

Autoritetet përkatëse kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve dhe bëjnë të ditur se do t’i mbajnë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë situatë.

Furnizimi me ujë pritet të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve dhe sanimit të plotë të defektit.


MË SHUME NGA Kosovë