Sfidat e "Gjeneratës Z": Teknologjia dhe Shëndeti Mendor në Fokus
BKT
Kosovë

Sfidat e "Gjeneratës Z": Teknologjia dhe Shëndeti Mendor në Fokus

Shqipe Gashi|RTKlive

Gjenerata Z po përballet me sfida të konsiderueshme të shëndetit mendor si pasojë e rritjes në një epokë të dominuar nga teknologjia. Në programin e mëngjesit në RTK, psikologia klinike Fatlinda Rexhaj analizoi ndikimin e zhvillimeve globale te ky brez, duke vënë theksin te rëndësia e trajtimit të shëndetit mendor si prioritet.

Sipas psikologes Fatlinda Rexhaj, ballafaqimi me zhvillimin e hovshëm teknologjik ka krijuar vështirësi që reflektohen në aspektin psikologjik të kësaj gjenerate.

"Gen Z është një prej sfidave ndoshta të këtij shekulli ta themi, sepse ballafaqimi do të thotë me këtë zhvillim teknologjik do të thotë e ka bërë shumë aq të vështirë me pasë mandej konsekuenca. Në aspekt psikologjik janë të afektuar si gjeneratë dhe in këtë rast ka shumë mungesa në aspektin e përqendrimit edhe gjithçka tjetër", Fatlinda Rexhaj.

Rexhaj theksoi dallimin mes gjeneratave të viteve 70-ta dhe 80-ta, të cilat edhe pse me më pak resurse, kishin më pak probleme të shëndetit mendor. Sipas saj, shkalla e stresit dhe ankthit është më e lartë te Gjenerata Z për shkak të stilit të jetesës dhe kohës së gjatë që kalojnë në internet.

"Mungesa e raporteve sociale, integrimi i teknologjisë në të gjitha sferat e bën gjeneratën Z me u ballafaqu mandaj me probleme shumë të mëdha të shëndetit mendor edhe realisht në bazë të statistikave, shumica prej tyre kërkojnë ndihmën e një profesionisti për shkak se edhe kanë njohuri më tepër, mirëpo edhe nevoja që ata përballen është e pranishme", Fatlinda Rexhaj.

Statistikat tregojnë se mesatarja e kohës që ky brez kalon në rrjete sociale arrin deri në 7 orë në ditë, duke e bërë të domosdoshme hapësirën për trajtimin e duhur profesional.

 


MË SHUME NGA Kosovë