14:06 / 30.04.2026
Ndërhyrje të planifikuara të mirëmbajtjes në disa rrugë të kryeqytetit
Shqipe Gashi|RTKlive
Ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë sot ndërhyrje në disa rrugë të qytetit, me qëllim përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Sipas njoftimit, punimet do të zhvillohen në këto lokacione: Rr. Robert Doll, Rr. Mehmet Akif Ersoi, Rr. Bajram Venhari, Rr. Sami Frashëri, Rr. Zenel Bajraktari, Rr. Riza Dani, Rr. Bislim Makolli dhe Rr. Bia UÇK.
Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të këtyre zonave për mirëkuptim gjatë kohës së intervenimeve, pasi mund të ketë pengesa të përkohshme në qarkullim apo në ofrimin e shërbimeve.























