09:12 / 07.05.2026
KRU Prishtina realizon intervenime mirëmbajtëse në disa zona të kryeqytetit
Shqipe Gashi|RTKlive
KRU Prishtina ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar në disa lokacione të kryeqytetit dhe zonave përreth, në kuadër të aktiviteteve të rregullta për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e shërbimeve.
Sipas njoftimit, intervenimet po zhvillohen në rrugët “Shkëlzen Haradinaj”, “Ilmi Rakovica”, “Haxhi Zeka”, “Mitrovica” dhe “Isa Kastrati”, si dhe në Kazermën “Adem Jashari” dhe në fshatin Zllatar.
Nga KRU Prishtina bëhet e ditur se ekipet janë në terren me qëllim të sigurimit të funksionimit sa më efikas të rrjetit dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët.























