Bllokohet aksi rrugor Junik- Gjeravicë shkak i shembjes së dheut
BKT
Kosovë

Bllokohet aksi rrugor Junik- Gjeravicë shkak i shembjes së dheut

Sh.Ç/RTKlive

Rruga Junik – Gjeravicë është bllokuar përkohësisht për qarkullim si pasojë e vërshimeve të fundit që kanë prekur këtë zonë.

Komuna e Junikut, ka theksuar se ekipet janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmeve dhe hapjen e rrugës për qarkullim të sigurt.

Kurse, qytetarëve u është kërkuar që të shmangin lëvizjet në këtë segment rrugor deri në një njoftim radhës, me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe evitimit të rreziqeve të mundshme.


MË SHUME NGA Kosovë