Skenderaj përkujton Tahir dhe Nebih Mehën simbol të qëndresës shqiptare
BKT
Kosovë

Skenderaj përkujton Tahir dhe Nebih Mehën simbol të qëndresës shqiptare

Valbona Thaçi / RTKLive

Komuna e Skenderaj ka përkujtuar 13 Majin e vitit 1981, duke e cilësuar si një nga datat më heroike të historisë kombëtare shqiptare.

Në një postim në Facebook, komuna ka vlerësuar qëndresën e Tahir Meha dhe Nebih Meha, të cilët iu kundërvunë forcave jugosllave, duke mbrojtur idealet dhe nderin e shqiptarëve.

Nga Komuna thuhet se qëndresa e tyre përfaqëson një akt sakrifice dhe rezistence, i cili ka shërbyer si frymëzim për brezat e mëvonshëm, përfshirë edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Po ashtu, theksohet se sakrifica e tyre është kthyer në simbol të pathyeshmërisë dhe rezistencës së popullit shqiptar ndaj robërisë.

“Lufta e tyre përveç akt qëndrese deri në flijim, ishte edhe thirrje për liri që frymëzoi gjithë brezin e mëvonshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sakrifica e Nebih e Tahir Mehës u bë simbol i pathyeshmërisë shqiptare dhe dëshmi se populli ynë kurrë nuk pajtohet me robërinë”.


MË SHUME NGA Kosovë