“Festa e Abetares” mbledh nxënësit në Mitrovicë
BKT
Foto arkiv
Kosovë

“Festa e Abetares” mbledh nxënësit në Mitrovicë

RTKlive

Ministria e Arsimit dhe Shkencës organizon manifestimin tradicional “Festa e Abetares”, një aktivitet kushtuar nxënësve të klasave të para dhe rëndësisë së librit të parë shkollor në edukimin e tyre.

Manifestimi do të mbahet në Palestra e sportit “Minatori”, duke filluar nga ora 12:00, dhe pritet të mbledhë nxënës, mësimdhënës, prindër dhe përfaqësues institucionalë.

Në kuadër të programit do të ketë pika artistike, recitime, këngë dhe aktivitete të përgatitura nga nxënësit.

Ky manifestim synon të promovojë rëndësinë e arsimit fillor, dashurinë për librin dhe motivimin e nxënësve për rrugëtimin e tyre edukativ.


MË SHUME NGA Kosovë