Funksionalizohet sistemi iujitjes në Gjakovë / Video
BKT
Kosovë

Funksionalizohet sistemi iujitjes në Gjakovë / Video

Islam Haxhiu / RTK

Ka përfunduar projekti i rehabilitimit të ujitjes me vlerë 9.15 milionë euro, i financuar nga Komisioni Evropian dhe menaxhuar nga Banka Botërore dhe Ministria e Bujqësisë.

Përfitues të projektit janë fermerët e Gjakovës, Rahovecit dhe Prizrenit, ndërsa sipërfaqja e ujitjes është zgjeruar në rreth 11 mijë hektarë.

Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, tha se ky investim rrit efikasitetin bujqësor dhe siguron menaxhim më të qëndrueshëm të burimeve ujore në vend.

Mehmet Sylaj nga Gërqina e Hasit thotë se mungesa e ujit të pijes sidomos gjatë muajve të verës ka qenë ndër problemet më të mëdha më të cilat janë ballafaquar si komunitet. Prandaj sipas tij,  fillimi i punimeve në projektin e ri të KRU “Gjakova”  është shumë i mirëseardhur për rreth 2000 banorë të këtij lokaliteti.

“Në përgjithësi krejt fshati kemi pasur probleme sidomos gjatë sezonës së verës por kemi kaluar e dhashtë Zoti që tani të përfundojë shpejt e me sukses të mirë”, ka thënë Sylaj.

“Gërqina si fshat ka shumë vite që ka vuajt për ujë të pijes pasi që rezervari është furnizuar prej burimeve të malit. Tani me instalimin e gypit të ri të investuar nga Ministria e Ekonomisë, KRU Gjakova dhe Kuvendi komunal po bëhet e mundur që deri kah fillimi i kësaj vere ky gyp të jetë pjesë e furnizimit të kësaj zone”, ka thënë Hasan Krasniqi, menaxher i KRU “Gjakova”.

 “Ky projekt kap vlerën 623 mijë euro prej të cilave 300 mijë euro janë nga Ministria e ekonomisë ndërsa përveç 2. 2 milion eurove investime të ministrisë së ekonomisë edhe në disa projekte tjera, rreth 1 milion euro ka ndarë kompania rajonale e ujësjellësit ndërsa pjesa tjetër në pak se 1 milion euro janë ndarë nga komuna e Gjakovës”, ka thënë Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë.

E në anën tjetër, rreth 5000 hektarë tokë bujqësore do të përfshihen në sistemin e ri të ujitjes nga Kompania “Radoniqi” Dukagjini. Kjo u bë e mundur falë projektit më të ri, IRIS, i cili u financua nga Bashkimi evropian dhe Banka botërore.

 “Efektivisht projekti rreth 10 milion euro i financuar paraqet një kontribut të jashtëzakonshëm për këtë zonë i cili i shton rreth 5000 hektarë tokë të ujitur që është një përmirësim afërisht rreth 20 % në kapacitetin e ujitjes formale në Kosovë”, ka thënë Armend Muja, ministër i BPZHR.

 “Në kuadër të këtij projekti për herë të parë është futur dhe implementuar sistemi “skada” sistem i cili përdorët për menaxhim më të mirë të ujit dhe për kontroll në distancë”, ka thënë Fidan Qufaj, menaxher i KRU Radoniqi- Dukagjin.

Sipas zyrtarëve të Kompanisë përfitues nga ky projekt do të jenë shumë bujq të komunave Gjakovë, Prizren dhe Rahovec.


MË SHUME NGA Kosovë