Inaugurohet sot projekti për dezinsektimin kundër etheve Krime-Kong
BKT
Kosovë

Inaugurohet sot projekti për dezinsektimin kundër etheve Krime-Kong

RTKLive

Në fshatin Lladrovc të Komunës së Malishevë do të inaugurohet projekti: “Dezinsektimi i Hapësirave të Ekspozuara ndaj Etheve Hemorragjike Krime-Kongo”.

Ky projekt synon ndërmarrjen e masave parandaluese për mbrojtjen e shëndetit publik dhe reduktimin e rrezikut nga përhapja e Etheve Hemorragjike Krime-Kongo në zonat e ekspozuara.

Në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe Armend Muja, i cili do të përcjellë nga afër fillimin e implementimit të projektit dhe rëndësinë e bashkëpunimit institucional në mbrojtjen e qytetarëve dhe zhvillimin e sektorit rural.

Pritet që projekti të kontribuojë në krijimin e një ambienti më të sigurt për banorët dhe në parandalimin e përhapjes së sëmundjeve të transmetueshme.


MË SHUME NGA Kosovë