Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara
BKT
Kosovë

Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

N.M. /RTKlive

Mbi vendin tonë të martën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25 deri në 29 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Kjo javë parashihet të karakterizohet me mot relativisht stabil, ku do të alternohen intervalet të gjata me diell dhe vranësirat, ndërsa në disa zona të izoluara parashihen riga shiu.


MË SHUME NGA Kosovë