Po vazhdojnë punimet në rrugën e re në Topillë |Video
BKT
Kosovë

Po vazhdojnë punimet në rrugën e re në Topillë |Video

Edona Podvorica / RTK

Rruga që lidhë të gjitha lagjet e fshatit Topillë të Shtimes, pritët të përfundoj në vjeshtë, ndërsa vlera e projektit është mbi 400 mijë euro.

Banorë të shumtë të kësaj ane u panë në përurimin e punimeve dhe u njoftuan mbi specifikat e projektit nga kryetari i Komunës, Qemajl Aliu dhe Ministri në Detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha.

Investimet në infrastrukturë në zonat malore me potencial turistik mbetën prioritet tha Basha.

Ndërsa kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu tha se në 4 vitet e shkuara në këtë zonë janë asfaltuar rreth 20 kilometra rrugë.

Aliu ndër të tjera tha se investimet aktuale janë pjesë e strategjive të komunës për përmirësimin e infrastrukturës lokale, me synimin për të nxitur rikthimin e banorëve dhe rigjallërimin e jetës rurale.

Të Komunës së Shtimës, punimet për asfaltimin e rrugës 4 kilomterëshe nisën sot dhe pritët të përfundojnë në vjeshtë


MË SHUME NGA Kosovë