Komuna e Malishevës vazhdon aksionin për ambient më të pastër
BKT
Kosovë

Komuna e Malishevës vazhdon aksionin për ambient më të pastër

Sh.G|RTKlive

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me drejtorin e Inspektoratit, Jakup Gashi, drejtorin e Bujqësisë, Sylë Dukolli, dhe drejtorin e Financave, Blerim Thaqi, kanë vizituar sot fshatin Shkarashnik, ku kanë takuar biznesmenin Naim Selmanaj, të cilin e falënderuan për kontributin e dhënë në largimin e mbeturinave në kuadër të aksionit për një Malishevë më të pastër.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Kastrati vlerësoi angazhimin e bizneseve dhe qytetarëve që po japin kontribut në përmirësimin e gjendjes mjedisore, duke theksuar se ruajtja e ambientit është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve.

“Vetëm përmes bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, bizneseve dhe qytetarëve mund ta mbajmë Malishevën të pastër dhe të shëndetshme për të gjithë”, u shpreh kryetari Kastrati.

Nga ana tjetër, kryetari Kastrati dhe drejtori i Inspektoratit, Jakup Gashi, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në vende të palejuara me ligj. Ata njoftuan se shumë nga lokacionet ku po zhvillohen aktivitetet e pastrimit do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm dhe ndaj ndotësve të ambientit do të shqiptohen gjoba mandatore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Mesazhi i përbashkët i kësaj vizite ishte: “Malisheva është e jona. Ta ruajmë dhe të kujdesemi për të!”


MË SHUME NGA Kosovë