KRU Prishtina vazhdon punimet në rrjetin e ujësjellësit
BKT
Kosovë

KRU Prishtina vazhdon punimet në rrjetin e ujësjellësit

Sh.G|RTKlive

Ekipet e mirëmbajtjes së KRU Prishtina janë angazhuar sot në realizimin e intervenimeve të planifikuara në disa lagje dhe vendbanime të zonës së shërbimit, me qëllim të sigurimit të funksionimit sa më efikas të sistemit të ujësjellësit.

Punimet po zhvillohen në rrugët: Presheva, Mbreti Longar, Tirana, Bislim Makolli dhe Holger Pedersen, si dhe në fshatrat Vranidoll dhe Prugovc.

Këto aktivitete janë pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të KRU Prishtina për mirëmbajtjen e infrastrukturës ujore dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj konsumatorëve.


MË SHUME NGA Kosovë