07:59 / 10.06.2026
Rama: Kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta
Sh.Çoçaj/RTKLive
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka paralajmëruar se kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta të verës.
I pari i Prishtinës në Facebook ka shkruar se fontanat publike po rikthehen në funksion, për t’i dhënë qytetit freski dhe ritmin e verës.
“Mirëmëngjesi! Kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta. Fontanat publike po rikthehen në funksion, për t’i dhënë qytetit freski dhe ritmin e verës që po afron”, ka shkruar Rama.























