KRU “Prishtina” me intervenime në disa zona
BKT
Kosovë

KRU “Prishtina” me intervenime në disa zona

Sh.G|RTKlive

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë sot intervenime në disa rrugë të kryeqytetit.

Sipas njoftimit, punimet do të zhvillohen në rrugët: “Vëllezërit Fazliu”, “Shefik Miftari”, “Shpëtim Robaj”, “Presheva”, “Aqif Blyta”, “Ibrahim Oruçi”, “Ukshin Kovaqica”, “Franc Bobi”, “Mumin Kastrati”, “Voskopoja” dhe “Nazim Gafurri”.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se intervenimet janë pjesë e aktiviteteve të rregullta të mirëmbajtjes së rrjetit.


MË SHUME NGA Kosovë