17:54 / 16.06.2026
Nderohet me Medaljen e Lirisë invalidi i UÇK-së, Rexhep Krasniqi
RTKLive
Sot, më 16 qershor, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të Çlirimit të Rahovecit me rrethinë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, së bashku me Kryetarin e Shoqatës së Kategorive të Dala nga Lufta, z. Qemajl Krasniqi, nderuan invalidin e luftës së UÇK-së, zv.komandantin e Brigadës 124 “Gani Paqarizi”, z. Rexhep Krasniqi, me dekoratën “Medalja e Lirisë”.
Kjo dekoratë iu nda në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin, sakrificën dhe përkushtimin e tij në luftën për lirinë e Kosovës.























