Prishtina siguron 15 autobusë elektrikë dhe 2 tram për transportin publik
BKT
Kosovë

Prishtina siguron 15 autobusë elektrikë dhe 2 tram për transportin publik

G.K/RTKlive

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se është përkrahur procesi i financimit për 15 autobusë elektrikë dhe 2 tram për kryeqytetin.

Sipas tij, projekti synon modernizimin e transportit publik në Prishtinë, duke sjellë mjete transporti 100% elektrike, më moderne dhe më të qasshme për qytetarët.

Në një postim në Facebook, Rama theksoi se ky investim do të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve të transportit urban dhe në uljen e ndotjes në kryeqytet. 


MË SHUME NGA Kosovë