Totaj pret delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja
Sh.Gashi|RTKlive
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e futbollit dhe sporteve të tjera, me fokus shkëmbimin e përvojave, fuqizimin e lidhjeve ndërmjet të rinjve dhe promovimin e vlerave sportive.
Kjo vizitë vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të partneriteteve të reja ndërmjet Kosovës dhe shtetit të Iowas në interes të zhvillimit të sportit dhe rinisë.
Vizita është organizuar në bashkëpunim ndërmjet Konsullatës së Kosovës në Iowa dhe Iowa Soccer Association, me mbështetjen e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.























