Rama pret Daniel Serwer, diskutohet partneriteti Kosovë-SHBA
BKT
Kosovë

Rama pret Daniel Serwer, diskutohet partneriteti Kosovë-SHBA

V.Th / RTKLive

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka pritur në takim profesorin amerikan Daniel Serwer, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të projektit “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”, pjesë e programit për shënimin e 250-vjetorit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Ramës, në takim morën pjesë edhe Edward P. Joseph, Faton Bislimi, Besa Pinchotti, Mario Marquez dhe Ramiz Tafilaj.

Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për 250-vjetorin e demokracisë amerikane, rrugëtimin e Kosovës si shtet i lirë dhe demokratik, si dhe për mundësitë e thellimit të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Ai ka theksuar se Kosova mbetet mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të aleatit të saj më të madh.


MË SHUME NGA Kosovë