Punime në rrjetin e ujësjellësit, priten ndërprerje të ujit në Mitrovicë
BKT
Kosovë

Punime në rrjetin e ujësjellësit, priten ndërprerje të ujit në Mitrovicë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Mitrovica" ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë punime të planifikuara në disa lokacione të rajonit, me qëllim të përmirësimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Sipas njoftimit, punime në rrjetin e ujësjellësit do të realizohen në fshatin Zasellë, fshatin Shupkofc, fshatin Vërrnicë, rrugën “Adriatiku”, rrugën “Mehmet Isai” dhe në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkaq, punime në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në rrugën “Xhevat Jusufi” , rrugën “Bislim Bajgora” , rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini” , rrugën “Behram Mehmeti”  sidhe rrugën “Melihate Rama”.

KRU "Mitrovica" bën të ditur se gjatë zhvillimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e përfshira.

Po ashtu, kompania njofton se pas rikthimit të furnizimit mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike. Konsumatorëve u rekomandohet që, nëse uji është i turbullt, ta lënë rubinetin të rrjedhë për disa minuta derisa uji të kthjellohet plotësisht.


MË SHUME NGA Kosovë