KRU “Prishtina” zbulon gjashtë lidhje ilegale në Hajvali
BKT
Kosovë

KRU “Prishtina” zbulon gjashtë lidhje ilegale në Hajvali

V.Thaçi / RTKLive

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, ka bërë të ditur se në Hajvali, ekipet e ujësjellësit kanë zbuluar 6 lidhje ilegale.

Sipas njoftimit, ato janë shkyçur menjëherë nga rrjeti i ujësjellësit, ndërsa rastet do t'i procedohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Tutje theksohet se lidhjet ilegale nuk janë zgjidhje, ato janë vjedhje e ujit dhe një nga shkaqet kryesore që dëmtojnë rrjetin, ulin presionin dhe rrezikojnë furnizimin e rregullt me ujë për qytetarët që paguajnë dhe respektojnë rregullat.


MË SHUME NGA Kosovë