13:47 / 10.07.2026
Digjet një veturë në Prishtinë
Medina Pasoma / RTKlive
Një veturë është përfshirë nga zjarri të premten në Rrugën B, në Prishtinë.
Nga pamjet e siguruara nga RTKLive shihet se bëhet fjalë për një veturë elektrike, e cila i përket një kompanie taksish.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilat kanë lokalizuar zjarrin.
RTKLive ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare lidhur me shkaqet e incidentit dhe nëse ka persona të lënduar.























