Hoti: Sporti ruan kujtesën për dëshmorët dhe martirët e lirisë
BKT
Kosovë

Hoti: Sporti ruan kujtesën për dëshmorët dhe martirët e lirisë

K. K. / RTKlive

Ministri në detyrë i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë pjesë në finalen e turneut tradicional të futbollit të organizuar në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të Fortesës së Rahovecit.

Hoti ka thënë se ishte kënaqësi të ishte pjesë e kësaj ngjarjeje sportive, duke vlerësuar rëndësinë e turneve të tilla për komunitetin dhe ruajtjen e kujtesës historike.

“Përveç garës sportive dhe fituesit të merituar, turne si ky mbartin një mesazh shumë më të madh. Ata bashkojnë komunitetin, krijojnë miqësi, u japin të rinjve një shembull të mirë, promovojnë sportin dhe, mbi të gjitha, ruajnë vlerat e Luftës Çlirimtare, edukojnë brezat dhe e mbajnë gjallë kujtesën për sakrificën e atyre që e sollën lirinë”, ka shkruar Hoti.

Ai ka uruar ekipin fitues dhe ka falënderuar organizatorët, sportistët dhe të gjithë pjesëmarrësit që, sipas tij, vazhdojnë ta mbajnë gjallë këtë traditë të çmuar.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të Fortesës!”, ka përfunduar ai.


MË SHUME NGA Kosovë