Policia heton dyshimin për helmim nga ushqimi në një lokal në Prishtinë
BKT
Foto arkiv
Kosovë

Policia heton dyshimin për helmim nga ushqimi në një lokal në Prishtinë

G.K/RTKlive

Disa persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në një restaurant në Prishtinë. Policia ka konfirmuar rastin dhe ka nisur veprimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse.

Zëdhënësi i Policisë së kryeqytetit, Enis Pllana, ka konfirmuar se më 10 korrik 2026 është pranuar një informatë lidhur me dyshimin për helmim nga ushqimi të disa personave.

“Menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse”, ka deklaruar Pllana.


MË SHUME NGA Kosovë