Komuna e Drenasit shton masat për menaxhimin e mbeturinave
BKT
Kosovë

Komuna e Drenasit shton masat për menaxhimin e mbeturinave

Sh.G|RTKlive

Komuna e Drenasit ka intensifikuar masat për menaxhimin e mbeturinave gjatë sezonit veror.

Drejtoria për Shërbime Publike ka kërkuar nga KRM "Pastrimi" rritjen e kapaciteteve për grumbullimin e mbeturinave dhe deratizimin e pikave grumbulluese.

Po ashtu, është kërkuar dezinsektimi i këtyre pikave për të parandaluar përhapjen e insekteve dhe brejtësve. Komuna njofton se do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe u bën thirrje qytetarëve që mbeturinat t'i hedhin vetëm në vendet e dedikuara.


MË SHUME NGA Kosovë