Dyshime për helmim në Han të Elezit, 80 persona kërkuan trajtim mjekësor
BKT
Foto arkiv
Kosovë

Dyshime për helmim në Han të Elezit, 80 persona kërkuan trajtim mjekësor

Sh. Ç/RTKLive

Rreth 80 persona janë trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Han të Elezit gjatë periudhës 13–15 korrik, pasi janë paraqitur me simptoma të diarresë dhe vjelljes. Institucionet shëndetësore janë duke e trajtuar rastin.

Rreth 80 persona janë paraqitur për trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Han të Elezit, nga 13 deri më 15 korrik, me simptoma të diarresë dhe vjelljes, ndërsa dyshohet për një helmim ushqimor.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha për mediat se rasti është duke u trajtuar nga institucionet kompetente.

“Ju njoftojmë se, sipas të dhënave të pranuara nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, nga data 13.07.2026 deri më 15.07.2026, janë trajtuar rreth 80 persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes. Lidhur me këtë situatë janë njoftuar edhe institucionet përkatëse, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), të cilat janë duke e trajtuar rastin. Këto janë informacionet e pranuara nga QKMF në Han të Elezit”, deklaroi Veseli.

Ai shtoi se deri më tani në Policinë Rajonale të Ferizajt nuk është raportuar ndonjë rast zyrtar lidhur me këtë çështje.

“Ndërkohë, ju njoftojmë se në policinë rajonale të Ferizajt, deri në këtë moment, nuk është raportuar asnjë rast lidhur me këtë çështje”, tha Veseli.


MË SHUME NGA Kosovë