Pas ‘Bajram Bahtirit’, mbyllet edhe një segment i rrugës ‘Afrim Zhitia`
BKT
Kosovë

Pas ‘Bajram Bahtirit’, mbyllet edhe një segment i rrugës ‘Afrim Zhitia`

V.Th / RTKLive

Për shkak të punimeve infrastrukturore, do të mbyllet për qarkullim një segment i rrugës “Afrim Zhitia”, nga semaforët te Fakulteti Teknik deri te semaforët te Mensa e Studentëve, në drejtim të konvikteve.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës, mbyllja do të nisë më 15 korrik 2026, në ora 20:00 dhe do të zgjasë deri më 20 korrik 2026, në ora 20:00.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët janë udhëzuar të përdorin si rrugë alternative aksin “Xheladin Rekaliu” – “Edmond Hoxha”.

Autoritetet komunale kanë kërkuar mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në terren, në mënyrë që punimet të realizohen në mënyrë të sigurt dhe efikase.


MË SHUME NGA Kosovë