Moti me diell dhe temperatura deri në 32°C
BKT
Kosovë

Moti me diell dhe temperatura deri në 32°C

RTKLive

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim pritet stabilizim gradual i motit në vend.

Sipas parashikimit, sot moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë ndërmjet 28 dhe 32 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me intensitet të dobët deri mesatar, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitetet në natyrë.


MË SHUME NGA Kosovë