15:20 / 17.07.2026
Policia në Pejë pranon dhomën mike nga KFOR-i italian
Medina Pasoma / RTKlive
Stacioni Policor në Pejë ka pranuar donacionin pёr dhomёn mike me inventar tё nevojshëm nga KFOR-i italian.
“Nё kёtё ceremoni ishin pjesёmarrёs komandanti i KFOR-it, pёrfaqёsues nga OSBE-ja, drejtori i Drejtorisё pёr Parandalimin e Dhunёs nё Familje, përfaqësuesja pёr barazi gjinore nga Komuna e Pejёs, tё cilёt u pritën nga komandanti i Stacionit Policor nё Pejё”, njofton Policia e Kosovës.
Komandanti i Stacionit Policor në Pejë falënderoi KFOR-in pёr kёtё donacion, me shpresën se ky bashkëpunim do tё vazhdojë edhe nё tё ardhmen.























