Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë
BKT
Kosovë

Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

K. K. / RTKlive

Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka dalë me një njoftim për qytetarët, pasi moti i lig ka përfshirë disa komuna të Kosovës.

KEDS ka bërë me dije se erërat e forta, të shoqëruara me reshje të dendura shiu dhe breshër, mund të ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin e sistemit të shpërndarjes dhe të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme në furnizim me energji elektrike.

Në njoftim theksohet se ekipet e KEDS-it janë të pranishme në terren në numër të shtuar dhe po monitorojnë vazhdimisht situatën, të gatshme për intervenim të menjëhershëm dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit.


MË SHUME NGA Kosovë