19:03 / 21.07.2026
Stuhia dëmtoi serat në Mamushë
Enis Tabak/RT
Stuhia e fuqishme që përfshiu Mamushën ka shkaktuar dëme te kultivuesit që merren me serat.
Një numër i madh i serave në pronësi të bujqve u dëmtuan si pasojë e erërave të forta. Bujqit thanë se era e fuqishme ka shqyer mbulesat e serave, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa prej tyre.























