Stuhia rrëzon drunj në hyrje të Shtërpcës, rruga tashmë e liruar
BKT
Kosovë

Stuhia rrëzon drunj në hyrje të Shtërpcës, rruga tashmë e liruar

V.Th / RTKLive

Pas reshjeve të dendura dhe stuhisë që ka përfshirë vendin, ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve kanë intervenuar në disa zona për sanimin e dëmeve.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se në hyrje të Shtërpcës, në rrugën R115, si pasojë e stuhisë janë rrëzuar disa drunj, duke shkaktuar dëme edhe në disa automjete.

Ekipet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë menjëherë për largimin e drunjve dhe pastrimin e rrugës, e cila tashmë është e lirë dhe e qarkullueshme për automjetet.

Ministria ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe ka kërkuar nga qytetarët që të përshtatin vozitjen me gjendjen e rrugëve dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë stuhive.


MË SHUME NGA Kosovë