Stuhia ka goditur disa qytete të Kosovës, duke shkaktuar dëme materiale
Besjana Mulaj/ RTK
Pranë një kompleksi banesor në Suharekë janë dëmtuar dy vetura si pasojë e stuhisë e cila ndodhi prapë sot pas dite, edhe komunikacioni në disa vende u vështirësua për shkak të sasisë së madhe të ujit.
Nga stuhia e pasdites së sotme në Suharekë janë dëmtuar dy vetura, mbi të cilat era e fuqishme i ka hedhur disa materiale ndërtimore.
Nga materialet ndërtimore është bllokuar edhe hyrja e një dyqani ushqimore, me këtë rast në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i komunës Bali Muharremaj, i cili ka u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar.
Dëme janë shkaktuar edhe në disa fshatra përreth komunës së Suharekës. Stuhia e ka vështirësuar edhe komunikacionin në magjistralen Klinë - Gjakovë. Në të njëjtën kohë ndodhi stuhia ndodhi edhe në Prishtinë.























