KRU "Prishtina" vazhdon aktivitetet e mirëmbajtjes së rrjetit
BKT
Kosovë

KRU "Prishtina" vazhdon aktivitetet e mirëmbajtjes së rrjetit

Sh.G|RTKlive

KRU "Prishtina" njofton qytetarët se ekipet e mirëmbajtjes do të jenë të angazhuara gjatë ditës së sotme në disa lokacione, me qëllim të kryerjes së punimeve të rregullta të mirëmbajtjes dhe përmirësimit të infrastrukturës së rrjetit.

Aktivitetet do të zhvillohen në rrugët:

Rr. Mehmet Beci , Rr. Fuad Dibra, Rr. Shkëlzen Haradinaj,Rr. Shyqyri Kushevica,Rr. Bledit,Rr. Hasan Remniku ,Rr. Burimi, Rr. Tabet e Llapashticës, Rr. Tahir Dedi, Rr. Selami Musai, Rr. Mesi Prishtinas, Rr. Bajram Kelmendi

Këto aktivitete janë pjesë e planit të rregullt të mirëmbajtjes, me qëllim të garantimit të funksionimit sa më të qëndrueshëm dhe cilësor të shërbimeve për qytetarët.

KRU "Prishtina" falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre punimeve.


MË SHUME NGA Kosovë