12:17 / 27.07.2026
IHMK: Gjendja hidrologjike stabile, pa rrezik për përmbytje
Sh.Ç/RTKlive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjendja hidrologjike në lumenjtë kryesorë të vendit mbetet e qëndrueshme dhe brenda normave sezonale.
Sipas njoftimit të IHMK-së, bazuar në monitorimin e vazhdueshëm të Rrjetit Shtetëror të Stacioneve Hidrometrike, nivelet dhe prurjet e ujit nuk kanë shënuar tejkalime të pragjeve të alarmimit për përmbytje.
Instituti thekson se monitorimi në kohë reale po vazhdon në të gjitha stacionet hidrometrike, me qëllim të sigurimit të informimit të saktë dhe në kohë për qytetarët dhe institucionet përgjegjëse.
IHMK ka publikuar edhe raportin e plotë mbi situatën hidrologjike, i cili është i qasshëm përmes lidhjes së publikuar nga instituti.























